Klinaku e citon Grenellin, ku tha se sundimi i ligjit duhet të bëhet në Kosovë e jo në Hagë

54
Advertisement

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka cituar emisarin special të SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku kishte thënë se sundimi i ligjit në Kosovë duhet bërë përbrenda vendit, e jo në Hagë.

Advertisement

Klinaku në ‘Facebook’-un e tij, ka shpërndarë një deklaratë të Grenell, i cili në një diskutim online, pak ditë më parë, u bë pjesë e diskutimeve për zhvillimet Kosovë-Serbi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës që një kohë të gjatë po i mësojnë gjyqtarët dhe prokurorët, si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, përmes programeve bilaterale. Unë besoj që pas gjithë këtyre viteve ne duhet t’i lejojmë ata që të merren vetë me sistemin e tyre gjyqësor dhe problemet që i kanë. Sundimi i ligjit duhet të bëhet përbrenda vendit e jo ta ketë bazën në Hagë”, deklaroi Grenell, citati i të cilit u publikua nga Klinaku.

Në postin e të Dërguarit të Posaçëm Presidencial për bisedimet e paqes kosovaro-serbe, Grenell qëndron deri më 19 janar.

Një ditë më pas, pra më 20 janar, do të betohet si president demokrati Joe Biden, partia e të cilit nuk ka qenë përkrahëse e politikave të Trump, posaçërisht atyre karshi Kosovës.

PostAdssFotoja e reklamës