0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Klinaku: Arrestimi i Goxhajt u bë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale

Faton Klinaku, Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka thënë se arrestimi i Dritan Goxhaj është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale,siç e quan ai “gjykatë politike”.

Në Tiranë është arrestuar ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj.

Klinaku për këtë reagoi në Facebook duke përmendur edhe rrjedhjen e dokumenteve konfidenciale të Gjykatës Speciale.

“Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët.  Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img