Një qytetar nga fshati Preoc i komunës së Graqanicës, ka njoftuar policinë se auto-servisi i tij është kapluar nga flakët.
Policia bënë të ditur se brenda këtij garazhi ishin edhe dy vetura të klientëve.
Njoftimi i plotë:
Preoc, Graqanicë 28.01.202 – 06:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri i është përfshirë garazhi i tij (auto-servis), në të cilën kanë qenë edhe dy automjete pronë e dy personave tjerë. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarri.