Klea Huta dhe Elgit Doda do të martohen ditën e sotme. Çifti bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre kanë udhëtuar në jug të vendit ku dhe do të mbahet ceremonia.
Festa ka nisur mbrëmë pas mesnate, ku ata kanë pritur ditëlindjen e djalit të tyre, Krid të gjithë bashkë buzë detit.

Ka qenë Bora Zemani ajo që ka ndarë një video në instastory ku Krid fik qirinjtë e tortës bashkë me Klean dhe Elgitin.

Ceremonia e dasmës do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Livadh. Të ftuar janë edhe shumë emra të njohur të showbizzit, ndërkohë që çifti ka zgjedhur si këngëtare në ditën e tyre të madhe Artiola Toskën dhe Juliana Pashën.

Klea dhe Elgiti janë bashkë prej vitesh tashmë dhe janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar të publikut.
