-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Klauzolë besimi”, risia për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që e tha Michel e që mbeti nën hije të “2030”

Mesazhi se Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030, i cili u dha nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në hapjen e Forumit të 18-të Strategjik të Bled-it, bëri jehonë në të gjithë rajonin.

Megjithatë, nën hijen e datës së theksuar nga zyrtari i lartë i BE-së, mbeti një tjetër aspekt i rëndësishëm i fjalimit të Michel, që ka të bëjë me disa situata të njohura në Ballkanin Perëndimor, shkruan Euronews serbia.

Presidenti i Këshillit Evropian tha se konfliktet nuk mund të importohen dhe se shtetet anëtare nuk do të mund të bllokojnë më hyrjen e anëtarëve të rinj dhe se kjo mund të zgjidhet duke futur të ashtuquajturën “klauzolë besimi”.

Analistët e vlerësojnë shumë optimist propozimin e Presidentit të Këshillit Evropian, duke theksuar se paraqet një risi të rëndësishme.

Michel tha se zgjerimi është dhe do të mbetet një proces i bazuar në merita dhe se anëtarësimi në Bashkim sjell edhe përgjegjësi edhe përfitime. 

Ai theksoi se zgjidhja e konflikteve dypalëshe nga e kaluara mund të jetë më e dhimbshme se reformat, por se është e nevojshme. 

“Ju po ndiqni të njëjtën rrugë si anëtarët themelues të Aleancës sonë. Nuk ka bashkëpunim pa pajtim. Dhe duhet ta them qartë: nuk ka vend për konflikte të kaluara brenda BE-së,” vuri në dukje ai.

Ai shtoi se vendet anëtare të ardhshme janë në faza të ndryshme në rrugën e tyre drejt BE-së dhe se është e nevojshme të sigurohet që konfliktet e kaluara të mos importohen në BE dhe të mos përdoren për të bllokuar pranimin e fqinjëve të tyre dhe shteteve të tjera anëtare të ardhshme.

“Një mënyrë mund të jetë shtimi i një të ashtuquajture ‘klauzolë besimi’ në marrëveshjet e pranimit për të siguruar që vendet që sapo janë anëtarësuar nuk mund të bllokojnë pranimin e vendeve anëtare të ardhshme,” tha ai.

Strahinja Subotiq nga Qendra për Politika Evropiane i tha Euronews Serbisë se fakti që Michel po del me një propozim të tillë është një risi e rëndësishme.

“Kjo nuk ka ekzistuar deri më tani. Megjithatë, kohët kanë ndryshuar dhe kjo është arsyeja pse po kërkohen zgjidhje të reja, sepse aktualisht ekziston frika se si të mundësohet që BE-ja të mbetet funksionale kur klubi i anëtarëve zgjerohet sipas “parimit Reggata” – që shtetet të bëhen kandidatë kur të përmbushin të gjitha reformat një nga një,” thotë ai,

Ai shpjegon se qëllimi është të parandalohen anëtarët e rinj që të bllokojnë ata që janë në rrugën e tyre për t’u bashkuar, duke pasur parasysh kontekstin dhe historinë e konfliktit, madje edhe ekzistencën e disa problemeve dypalëshe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img