-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Klan Kosova e fiton padinë ndaj ARBK-së

Klan Kosova ka fituar rastin ndaj ARBK-së, në shkallën e parë të Gjykatës Komerciale. Aktgjykimi për këtë u mor më 13 mars.

“Aprovohet në tërësi si e bazuar kërkesëpadia e paditësit “Klan Kosova” SH.P.K. Anulohen vendimi nr 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e ANkesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimi Nr 309\11 i datës 14.06 2023 i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë pranë të paditurit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në pikën 1 të aktgjykimin që mban firmën e gjykatësit Arnis Dumani.

Në pikën 2 thuhet se “ky aktgjykim i zëvendëson aktet e anuluara dhe ka karakter detyrues”. Klan Kosova e pati paditur ARBK-në për shkak të vendimin që kjo e fundit pari marrë, më 14 qershor 2023 për t’ia suspenduar televizionit certifikatën e biznesit, vendim ky të cilin e pati konfirmuar më pas edhe Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, më 28 korrik, pavarësisht ankesës së Klanit.

Pas këtyre vendimeve, Klani ka bërë dy padi në Gjykatën Komerciale, një për vendosjen e masës së përkohshme ndaj vendimit të ARBK-së dhe tjetrin për ta rrëzuar tërësisht atë vendim. Komercialja pati vendosur pozitivisht për padinë e parë, më 3 gusht. Kurse, vendimi i dytë pozitiv, u mor më 13 mars.

Vendimi i ARBK-së për pezullim të certifikatës së biznesit pati shkaktuar reagime të rrepta në komunitetin vendor dhe ndërkombëtar të gazetarëve dhe medieve. Shoqatat më të njohura botërorë të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medies e patën mbështetur fuqishëm Klanin në betejën me ARBK-në.

Po ashtu, televizioni pati marrë mbështetje të madhe edhe nga ambasadorët e vendeve më të fqishëm të botës, të akredituar në Kosovë, e po ashtu edhe nga politika e organizatat e shoqërisë civile.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img