Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se një rrugë do të mbyllet për 30 ditë.
Në njoftim thuhet se segmenti i dytë i rrugës “Nekibe Kelmendi”, do të jetë e mbyllur për 30 ditë, duke filluar nga 7 qershori, pasi do të realizohen punime.
Në këtë rrugë do të kenë qasje vetëm banorët e lagjës, kurse qytetarët mund të shfrytëzojnë rrugët alternative.