2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

“Kjo qeveri nuk ndalet”- Dimal Basha zgjohet herët ta bëjë një shkrim për protestën e gazetarëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një postim të hershëm sot rreth protestës së thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në kundërshtim të mbylljes së mediumit Klan Kosova. Pas një postimi të gjatë mbrëmë në Facebook, ku tha se kjo protestë veç me liri të shprehjes nuk ka të bëjë, sot ai ka dalë me një tjetër postim.

Sot ai ka shkruar se “kisha pas qef me ditë, kush është duke i sponzorizu pankartat që kanë m’i mbajtë sot gazetarët!”

“Veç kqyrni çka po shkrujnë para se m’i kap n’dorë se nuk o çudi që ju japin pankarta me mbishkrime: “???????????????????????? ????????????????????????????????????????,” “???????????????????????? ????????????????????????????????????????????…Përndryshe edhe këto mbishkrime mbrohen si liri e shprehjes”, ka shkruar ai.

Basha ndër të tjera ka thënë se Qeveria Kurti nuk do të ndalet, duke përkujtuar deklaratën e mbrëmshme të ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari, se janë identifikuar 48 biznese të dyshuara.

“Megjithatë, kjo Qeveri nuk ndalet, sepse siç e potencoj edhe Ministrja Hajdari, janë gjet edhe 48 biznese të regjistrume që i kanë qytetet e Kosovës të paraqitura si qytete të Serbisë, dhe KREJT DO TË PASTROHEN. Sovrani ka fol, tash me Albin Kurtin ka rregull e ligjshmëri, pra veç Republikë të Kosovës, kurse Serbi veç te Vuçiqi”, ka shkruar më tej ai.

Ndërsa mbrëmë, Basha ka hedhur konspiracione se ka informacion se është duke iu bërë presion gazetarëve që punojnë në media për të dalë sot në protestë.

“Prandaj, kjo protestë veç me liri t’shprehjes nuk ka të bëj, dhe kam informacione se po iu bëhet presion gazetarëve që punojnë për shtëpi mediale me dal nesër patjetër! E dhimbshme që për një pagë i detyroni gazetarët me dal pa dëshirën e tyre. Kaq për liritë që ju i respektoni”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img