Site icon PrishtinaPress

“Kjo qeveri është peng i vetvetes” – Memli Krasniqi kërkon zgjedhje të reja

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Në një paraqitje në RTV 21, i pari i demokratëve kosovarë ka thënë se çdo ditë e më shumë po bindet që duhet të ketë proces të ri zgjedhor.

Siç tha ai, qeveria aktuale është peng e vetvetes dhe jo vetëm kaq, edhe qytetarët janë bërë peng të saj.

“Besoj që çdo ditë e më shumë po e shohin qytetarët e Kosovës se duhet të ketë një proces zgjedhor. Unë besoj që duhet të ketë zgjedhje të reja. Kjo qeveri është bërë peng i vetvetes, ne qytetarët jemi bërë peng të qeverisë.

“Këta duhet të shkurthohen nga pengu që e kanë shti vetveten. Kjo për shkak të mungesës së përvojës, për shkak të mungesës së vëmendjes dhe gatishmërisë për të diskutuar me të tjerët”.

 

Exit mobile version