Site icon PrishtinaPress

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo është një zgjidhje e shkëlqyer për ju.

Edhe pse nuk do të shijojë kurrë si pica e vërtetë, ne jemi të sigurt që do të jeni të kënaqur me picën me lulelakra – ka qenë një hit për vite dhe është ende në trend mes atyre që përpiqen të hanë më shëndetshëm.

Bazë pica lulelakra

Lajmë lulelakrën, e pastrojmë dhe e presim në copa sa më të vogla, në mënyrë që të futet edhe në blender. Skuqni lulelakrën e grirë në vaj për rreth 10 minuta.

Sezoni sipas dëshirës.

Përdorni kripë, piper dhe hudhër pluhur.

Lulelakra lihet te ftohet, me pas shtohen vezet dhe djathi i grire. Transferoni masën në letrën e pjekjes, formoni një picë rreth 30 cm.

Piqet në furrë të nxehur në 250 gradë Celsius për rreth 15 minuta, derisa brumi të ndryshojë ngjyrë.

Vetëm atëherë mbi brumin e pjekur mund të vendosni pjesën e sipërme të picës, duke pasur kujdes që të mos mbushet shumë.

Kthejeni në furrë për 5-8 minuta derisa djathi të shkrihet. Ftoheni shkurtimisht picën dhe shërbejeni.

Exit mobile version