Kjo bimë, jo edhe aq e popullarizuar, ka cilësi të jashtëzakonshme shëruese
Rrepa e bardhë është e pasur me nutrienë, ndërkaq shumë i varfër me kalori, gjë që kryesisht është kombinim perfekt.
Pos rrënjëve, të ngrënshme janë edhe fletët e rrepës së bardhë, transmeton Telegrafi.
Vetëm një rrepë në ditë do t’ju sigurojë 54 për qind të nevojave ditore të vitaminës C, 8 për qind mangan, 7 për qind kalium dhe 5 për qind vitaminë B6, folate dhe bakër.
Pasi gjethet janë të pasura me kalcium, hekur dhe bakër, si dhe me vitamina A dhe C, prej tyre përgatitet tonik i shkëlqyeshëm për pastrimin e gjakut, i cili ndihmon në pastrimin e lëkurës.
Prania e vitaminës B dhe acidit folik në sasi të lartë bën të mundur mbrojtjen e sistemit imunitar. Acidi folik është thelbësor në shtatzëni, ndërsa përmbajtja e vitaminës K, e bën atë një zhardhok me fuqi anti-inflamatore.
Rrepa e bardhë përbëhet nga 90% ujë, kështuqë na bën mirë edhe per kontrollin e peshës,:) por edhe për zemrën, duke pasur parasysh aftësinë e saj për të mbajtur nën kontroll kolesterolin.
Duke qenë të pasur me klorofil, rrepa e bardhë stimulon prodhimin e hemoglobinës, prandaj rekomandohet edhe për ata që vuajnë nga anemia.
Rrepa e bardhë përmban shumë pak karbohidrate, kështu që është e mirë për të gjithë ata që duan të humbin në peshë.
Ndikon mirë edhe në sistemin urinar, ndihmon në sekretimin e urinës dhe eliminimin e substancave helmuese, e në mënyrë tradicionale përdoret kundër gurëve në veshka, gihtit, artritit, mbajtjes së lëngjeve dhe mbipeshës së tepërt.
Në vende të ndryshme lëngu merret për shërimin e të thatit në lukth, e rrënjët për gjellë shkaku i dhimbjeve dhe problemeve me zorrë.
Rrepa e bardhë vret bakteret, sidomos në organet e frymëmarrjes, e studimet e fundit tregojnë se e forcon sistemin imun.
Edhe rrënjët edhe gjethet janë të shëndetshme kur konsumohen të papërpunuara, sepse parandalojnë zhvillimin e kancerit.