Home Magazinë Kjo nuk pritej! Çfarë tha Luizi për Berishën në mes të koncertit...

Kjo nuk pritej! Çfarë tha Luizi për Berishën në mes të koncertit (VIDEO)

Luiz Ejlli ndodhet së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mbajë disa koncerte për shqiptarët e diasporës, të cilët kanë qenë të shumtë që e kanë mbështetur gjatë eksperiencës në “Big Brother Vip”.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari shkodran ka dhënë një koncert në Michigan, por i ka ndodhur një episod mjaft interesant me një të moshuar.

Luizi i ka afruar mikrofonin të moshuarit dhe ky i fundit ka bërtitur “O Luiz o hero, Sali Berisha ty të do”, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

“Më fort të dua ty se Sali Berishën”, ishte përgjigja e Luizit për të, siç mund ta shihni dhe dëgjoni tek video e mëposhtme. Në fillim të eksperiencës në BBV, Luizi deklaronte se e kishte idhull ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ngrinte dolli për të.

Por, pas daljes nga BBV, ai doli hapur në mbështetje të kandidatit socialist për Shkodrën Benet Becin dhe shkoi në podcast-in e kryeministrit Edi Rama./AlbEu.com

Exit mobile version