1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kjo ndodh vetëm në Kosovë, ia shkëput kontratën zyrtarit vec pse ishte ankuar ndaj saj

Konsullja e përgjithshme në Frankfurt, Fatmire Musliu, ia ka ndërprerë kontratën një punonjësi të Konsullatës, pas vendimit për kthim në Prishtinë nga ministri në detyrë Glauk Konjufca.

Musliu e ka larguar nga puna asistentin e parë, Murat Makolli, i cili kishte deponuar në MPJD ankesa për sjelljet e Musliut në Konsullatë, për të cilat ka raportuar gazeta javën e kaluar. Makolli, i cili gjendet në pushim mjekësor, ka thënë se nuk është njoftuar paraprakisht për shkëputjen e kontratës dhe se vendimi i marrë më 4 prill i është dërguar tek më datën 9 prill. Në MPJD kanë thënë se ende nuk e kanë të qartë çfarë ka ndodhur, dhe se organet e brendshme do ta sqarojnë situatën, raporton KOHA.
Në vendimin e Musliut dërguar Makollit thuhet, “ndërprerje e jashtëzakonshme dhe e menjëhershme e kontratës së punës”.

“Ju njoftojmë se marrëdhënia juaj e punës me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Frankfurt am Main, ndërpritet me efekt të menjëhershëm për shkak të sjelljes suaj në kundërshtim me kontratën. Edhe pse ju keni marrë disa vërejtje, për fat të keq kanë rezultuar të pasuksesshme pasi që sjelljet tuaja nuk janë përmirësuar”, shkruan në vendimin e datës 4 prill 2019.

Ndërkaq ministri në detyrë ka prorozuar kthimin e Musliut në Prishtinë më datën 31 mars 2019.

Në vendim nuk specifikohen pikat e kontratës që ka shkelur Makolli.

Përkitazi me rastin dhe bazën ligjore të vendimit, gazeta i ka shkruar Musliut, e cila ka thënë se, “si çdo herë emaili u është përcjellë zyrtarëve përgjegjës në MPJ”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img