5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kjo Ministri shpenzon mbi 44 mijë euro për dreka zyrtare

Pagesa e shtesave, realizim të dobët të projekteve, pagesa për punët e pakompletuara/pakryera, shpenzimet e drekave zyrtare, avance të pa mbyllura për udhëtim zyrtare janë disa nga parregullsitë që janë identifikuar në Ministrinë e Administratës Publike (MAP) për vitin 2017 nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Lukset e drekave zyrtare në institucionet zyrtare po vazhdon të jetë praktikë e rregullt në zyrtarët.

Për një vit, zyrtarët e MAP ka shpenzuar nga buxheti 44 mijë euro e 457 euro, shkruan Indeksonline.

Madje një faturë prej 1 mijë eurove, nuk është arsyetuar mirë.

“Shpenzimet për dreka zyrtare për vitin 2017 janë 44,457€ apo 3% më pak se në vitin paraprak. Pavarësisht kësaj, në pagesën e testuar në shumë 1,064€, përveç faturës në të cilën përshkruheshin numrat e kuponëve fiskal, nuk kishte dokumentacion mbështetës të mjaftueshëm, i cili tregon qartë qëllimin e drekës zyrtare dhe/apo listën e pjesëmarrësve. Shpenzimet për dreka zyrtare pa arsyetim të qartë të organizimit, shton rrezikun që ministria të paguajë për aktivitete që nuk përkojnë me objektivat e ministrisë dhe fondet publike të shpenzohen në mënyrë jo racionale. Ministri duhet t’i forcojë kontrollet mbi aktivitetet e Ministrisë me rastin e shpenzimeve për dreka zyrtare, më qëllim që këto shpenzime të jenë në funksion të mirëfilltë të përfaqësimit dhe objektivave të ministrisë”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Në MAP ka raste kur parat për udhëtim zyrtar nuk janë arsyetuar fare. Një rast është kur shuma prej 673 euro nuk është mbyllur ende, pavarësisht se ka me tepër së një vit që qëndron e hapur.

“Avancet për udhëtime zyrtare sipas kërkesave ligjore duhet të mbyllen brenda afatit prej 14 ditësh. Ne konstatuam, se shuma prej 673€ nuk ishte mbyllur për më tepër se një vit dhe ende vazhdon të jetë i hapur”, thuhet në këtë raport, shkruan indeksonline.

Një e gjetur tjetër, është se në MAP janë paguar mesatarisht 113 pozita/shtesë për vitin 2017.

Madje, ka zyrtarë që ka marrë shtesë 500 euro në muaj, në kundërshtim me vendimin e qeverisë për shtesat.

“Më Vendimin e Qeverisë nr. 07/29, të vitit 2008, për miratimin e shtesave për kategoritë e veçanta të profesioneve deficitare për të gjitha organizatat buxhetore, janë aprovuar 197 pozita dhe në aneksin e bashkangjitur janë përcaktuar pozitat dhe vlera e shtesës. Sipas pikës 6 të këtij vendimi, Ministria e Administratës Publike, në konsultim më Ministrinë e Financave, shqyrton kohë pas kohe listën, standardet kualifikuese dhe shumën e masës stimuluese për postet e caktuara, së paku një herë në gjashtë muaj. Ne kemi identifikuar se: Prej hyrjes në fuqi të këtij vendimi në vitin 2008, asnjëherë nuk është rishikuar lista apo pozitat e aprovuara. Ndërsa vetëm në MAP janë paguar mesatarisht 113 pozita/shtesa për vitin 2017. Nga testimet tona të mëtejshme në MAP, kemi identifikuar një rast, se zyrtari i lartë për administrimin e Sistemit të Burimeve Njerëzore gjatë vitit 2017 është paguar me shtesën 500€/muaj, jo në pajtim me vendimin e lartcekur. Po ashtu në nëntë raste zyrtarët janë ngritur në pozitë, kanë marrë shtesat, por nuk ishte nxjerr vendim i veçantë për shtesat përkatëse ashtu siç kërkohet”, thuhet tutje në këtë raport.

Ndërsa, sa i përket investimeve, pavarësisht se buxheti për to është shpenzuar në nivel të lartë, realizimi apo finalizimi i projekteve është në nivel të ulët dhe jo të kënaqshëm.

Sipas raportit për progresin e projekteve kapitale, është vetëm një projekt i finalizuar deri në fund të vitit 2017.

Për paga dhe mëditje, realizimi për vitin 2017 ka qenë 2 milionë e 63 mijë e 194 euro.

Ndërsa, për mallra dhe shërbime është 6,538,365 euro, për investime kapitale 8,526,038.

Ndryshe, buxheti final për paga dhe mëditje ishte rritur për 33,999€. Kjo rritje ishte bërë më vendim të Qeverisë prej 7,572€ në emër të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për integrimin/punësimin e katër personave të komunitetit serb. Përderisa shuma prej 26,427€ ishte me rishikim të buxhetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img