Gazeta e afërt me klubin nga Santiago Bernabeu shkruan se francezi vendosi të largohej nga posti pas humbjes së skuadrës së tij nga Leganes që u përcoll me eliminimin nga Copa del Rey.
Ky ishte një moment mjaft i komplikuar për Real Madridin nga edicioni i kaluar, përcjell “lajmi.net”.
Por, presidenti i klubit, Florentino Perez dhe Jose Angel Sanchez e bindën që të vazhdonte në detyrë.
Në fund, Zidane u largua nga skuadra si fitues pas përfundimit të sezonit dhe triumfit në Ligën e Kampionëve.