Të shtunën në Prishtinë vlerat e cilësisë së ajrit në orën 15:00 ishin 89 µg/m3. Këto janë rezultate sipas matjes nga Qendra për cilësinë e ajrit nga Ambasada Amerikane në Kosovë.
Kjo vlerë përsëri shënon tejkalime të vlerave kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit te njeriut e që është 50ug/m3, shkruan lajmi.net.
Megjithatë vlera e cilësisë së ajrit, sot ishte dukshëm më e ulët se gjatë javëve të kaluara, ku shkalla e ndotjes së ajrit shkonte nga 132 e deri në 151.
Institucionet përkatëse kanë thënë se ndotja e ajrit në Prishtinë po shkaktohet nga vetura e vejtura si dhe nga ngrohja e qytetarëve më thëngjill.
Nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte se gjate ditëve te fundit janë paraqite tejkalime te vlerave kufitare ditore me PM10./ lajmi.net