Një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e qytetit në Gjilan.
Rasti është konfirmuar për Gazeta Insajderi nga Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit.
Hashani tha se personi i gjetur është zyrtare policore.
Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
Ngjarja ka ndodhur tek varrezat e qytetit në Gjilan, teksa jozyrtarisht dyshohet se është vetëvrasje.
Sipas informatave të parë, bëhet fjalë për rreshterën Ajtene Islami.