2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është viktima e dytë që vdiq si pasojë e aksidentit në Kaçanik

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje ka vdekur edhe personi i dytë që ishte përfshirë në aksidentin e së premtes në rrugën Kaçanik- Ferizaj.

Qazim Reka nga Policia në Ferizaj ka bërë të ditur për Express se viktima Z.A. është e gjinisë femërore, e lindur në vitin 1950.

Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar  lëndime trupore në një aksident trafiku dhe  ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë  18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport.

Faqja “Sje kaçanikli nëse” ka publikuar fotografinë e të ndjerës dhe ka njoftuar se varrimi i saj bëhet sot.

“Vdes e aksidentuara e dytë në rrugën Kaçanik-Ferizaj,  Zyrmije (Asan) Raka. Nëna e Emin, Afrim, Faton, Feta, Bafti dhe Baki Rakës. NGUSHËLLIME! P.s. Varrimin, njoftim nesër (e diel)”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img