Site icon PrishtinaPress

Kjo është vetura e mërgimtarit që u vodh në Prishtinë, pronari kërkon ndihmën e qytetarëve

Një veturë e markës gjermane BMW është vjedhur në ditën e parë të vitit në Prishtinë.

Vetura, e cila ishte e parkuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës, i përkiste një mërgimtari dhe mbante targa britanike.

Pronari i veturës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të lajmërojnë policinë nëse e shohin veturën.

“Kjo bmw me targa angleze esht vjedhur ne periferi te Prishtines ju lutem nese e shihni te lajmroni ne ket numer 049577734 ose policinë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Rasti është denoncuar të martën edhe në Policinë e Kosovës.

Exit mobile version