Ushtria e Turqisë konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në Evropë. Ndërsa që nga dita e sotme, ajo do të nis stërvitjen më të madhe ndonjëherë, nga Denizkurdu, për të vazhduar edhe në detërat tjera
Stërvitjet e udhëhequra nga Marina Turke, do të vazhdojnë deri më 25 maj në detin Mesdhe, Egje dhe detin e Zi.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se ushtrimet e ushtrisë turke do të përbëhen nga 131 anije luftarake, 57 aeroplanë luftarak dhe 33 helikopterë.
Forcat do të ndërmarrin operacione strategjike për t’u përballur me situata të tensionuara, si dhe për kohë të luftrave, përcjell Gazeta Metro.
Ndryshe, Turqia si vendi që ka ushtrinë e 3-të më të fuqishme në Evropë, radhitet me këto statistika:
Personeli ushtarak: 710.565
Forca totale e aeroplanëve: 1056
Avionët luftarakë: 207
Tanke luftarake: 2446
Asete të përgjithshme detare: 194
Buxheti: 10 miliardë dollarë.