1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është thirrja për marshim drejt veriut të cilën Policia ju kërkon ta injoroni

Policia e Kosovës iu ka kërkuar qytetarëve që t’i injorojnë disa thirrje që po qarkullojnë për protestë dhe marshim drejt veriut të Kosovës, për shkak të situatës.

Siç ka njoftuar Policia, “nëpër media të ndryshme sociale, nga persona dhe profile të ndryshme, janë duke qarkulluar postime me thirrje ndaj qytetarëve shqiptarë, për pjesëmarrje në gjoja protestë masovike, sot në ora 12:00, në Jug të Mitrovicës dhe me synim kinse për marshim në Veri të vendit”.

Policia e ka fjalën për këtë thirrje:

Policia i ka ftuar qytetarët për qetësi dhe që “t’i lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës ta trajtojnë situatën me profesionalizëm”.

“Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës”, thuhet ndër tjerash në reagimin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img