Site icon PrishtinaPress

Kjo është statistika brilante e Jamesit te Real Madridi

James Rodriguez është mesfushori më i përfshirë te golat e Real Madridit.
Mesfushori kolumbian edhe pse nuk po luan titullar te ‘Los Blancos’, ai shumë shpesh tregohet vendimtar për skuadrën e tij.
Asistimi i bërë në fitoren e ‘Mbretërve’ ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve dhe goli i shënuar ndaj Espanyolit, po tregojnë formën e mirë që James po përjeton.
Këto gola dhe asistime kanë bërë që ish-mesfushori i Monacos të bëhet mesfushori që është përfshirë në më së shumti gola që nga transferimi i tij në Real Madrid.
Ndryshe, James Rodriguez është përfshirë në gjithsej 43 gola të Realit në kampionatin spanjoll, La Liga.

Exit mobile version