Suzana Gjekaj, një shqiptare me origjinë nga Ulqini dhe tani me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur një tjetër sukses të madh në karrierën e saj ushtarake.
Ajo është emëruar kolonele në Ushtrinë Amerikane, një nga forcat ushtarake më të fuqishme në botë.
Ky titull përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për një grua shqiptare që i është përkushtuar një institucioni prestigjioz dhe kërkues si ushtria amerikane.