2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është prova përmes së cilës policia po synon t’i zë sulmuesit e Top Channel

Një gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur pranë makinës që u përdor në sulmin ndaj Top Channel është prova e vetme deri më tani, me të cilën Policia Shkencore synon të bjerë në gjurmët e autorëve.

Këtë të mërkurë, kanë përfunduar të gjitha akt ekspertizat e kryera në policinë shkencore që ndodhet në Sauk. Top Channel mëson se ka përfunduar ekspertiza ndaj targave të vendosura në automjetin e përdorur nga autorët në sulmin terrorist ndaj Top Channel.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se nuk është gjetur asnjë gjurmë në targë, madje ka dyshime se provat në targat e djegura pjesërisht, mund të jenë dëmtuar nga zjarrfikësit, që shuan flakët në “Përroin e Agait”, aty ku u gjet mjeti tip “Range Rover”.

Herët në mëngjes, policia shkencore ka kqyrur kallashnikovët për të kuptuar nëse janë përdorur në krime të tjera dhe rezulton se nuk janë përdorur.

Ndërsa për gëzhojën e gjetur në mjet, do të thirren gjashtë ekspertët që kanë qenë në vendngjarje me dyshimin se mos njëri prej tyre ka prekur gëzhojën pa përdorur doreza. Pas kësaj do të krahasohet me të të dhënat që ka policia shkencore.

Më pas, do t’i dërgohet Europol-it me seli në Lion. Kjo metodë është përdoru dhe në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku, raporton gazetarja Hoxha.

Hetimi po kryhet për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në dëm të Pal Kolës dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve.

Megjithatë, policia duket se nuk është aq optimiste për kapjen e autorëve dhe shpreson se publiku mund të ndihmojë dhe për këtë arsye ofron një shpërblim 100 mijë euro për këdo që ka informacion për autorët. Gjatë këtyre 24 orëve, disa persona kanë dhënë telefonuar në numrin e vënë në dispozion dhe të dhënat po verifikohen nga grupet e punës.

Si ndodhi sulmi terrorist ndaj Top Channel:

Falë pamjeve të kamerave të sigurisë policia zbuloi itenerarin e autorëve të cilët duket se e njohin mirë zonën dhe e kanë mirëmenduar sulmin brutal. Ata kanë lëvizur në aksin Kashar – Rruga dytësore Tiranë-Durrës- Mëzez Autorët përdorët të njëjtën rrugë për tu larguar pasi kryen aktin terrorist për të shkuar në pikën fundore në “Prroi i Agait” në Kavajë ku braktisën armët dhe makinën.

Në sulmin terrorist ndaj Top Channel ku humbi jetën punonjësi i sigurisë Pal Kola janë përdorur dy armë zjarri. Nga verifikimi ka rezultuar se një kallashnikov ka qëlluar 20 herë ndërsa tjetri 6. Gëzhojat, armët dhe makina e autorëve u çuan në laborator për ekzaminim me qëllim gjetjen e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve.

Për këtë sulm, autorët kanë investuar mijëra euro, duke përdorur një mjet të vjedhur 3 vite më parë dhe targa të vjedhura rreth 3 muaj më parë.

Nga verifikimet e kryera nga polica, mjeti “Range Rover” që i përkiste një pushuesi nga Kosova, është vjedhur në Tale të Lezhës më 10 korrik te vitit 2020. Pamjet e kamerave të sigurisë së parkingut të një hoteli në Tale kanë fiksuar momentin kur dy persona me kapuç vjedhin makinën pasi e hapin me pult.

Kjo makinë pasi u përdor në sulmin terrorist ndaj Top Channel dhe u dogj nga autorët tashmë është një prove material.

Gjatë këtij 24 orëshi në policinë e Tiranës por edhe të Kavajës, Vlorës etj janë shoqëruar shumë persona që mund të kishin dijeni apo lidhje me sulmin përfshirë edhe ish-dhëndrin e viktimës, por të gjithë janë lënë të lirë pasi nuk janë gjetur prova për implikim./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img