Home Baner Kjo është përbërja e re e Kuvendit sipas rezultateve përfundimtare

Kjo është përbërja e re e Kuvendit sipas rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të nisë mbledhjen e radhës, ku do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, në ekranin e KQZ-së tashmë janë publikuar rezultatet, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje (LVV) del subjekti i parë me 53 ulëse në Kuvend.

Sipas këtyre të dhënave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 7 ulëse.

Nga subjektet e komuniteteve, Lista Serbe ka siguruar 9 ulëse, ndërsa Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) 2 ulëse.

Ndërkohë, me nga një ulëse pritet të përfaqësohen disa subjekte të tjera të komuniteteve joshumicë, përfshirë IRDK, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, SDU, PREBK, Koalicija Vakat dhe PSA.

Exit mobile version