Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
I pari i LDK-së ka deklaruar dy shtëpi, njëra e blerë, në vlerë të 200 mijë eurove dhe tjetra e trashëguar, në vlerë të 150 mijë eurove. Abdixhiku ka edhe një tokë të trashëguar, e cila ka vlerën e 90 mijë eurove.
Abdixhiku ka deklaruar një veturë, “Alpina”, në pronësi të bashkëshortes, e cila ka vlerën e 25 mijë eurove. Sipas deklarimit, ai ka pagë vjetore neto prej 18 mijë e 591 euro, derisa të ardhurat e tij personale dhe familjare vjetore kapin shifrën e mbi 59 mijë eurove.
Sipas deklarimit në AKP, Abdixhiku ka të kursyera para në katër banka vendore.
Deklarimi i plotë i pasurisë së Lumir Abdixhikut:


