Kryeministri Albin Kurti e ka emëruar Radojica Radomiroviqin – ish-pjesëtar i Ushtrisë famëkeqe Jugosllave – në rolin e zv. ministrit në qeverinë e tij. Sa është pasuria e këtij zv. ministri?
Lista e pronave të paluajtshme të deklaruara prej tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (ish-AKK) është e gjatë. Shumë e gjatë.
Ajo përfshin një listë prej 17 tokash, një banese, dy shtëpive dhe një depoje.
Vlera e përbashkët e të gjitha këtyre shkon në mbi 200 mijë euro, sipas vetë z. Radomiroviq.
Pasuritë e paluajtshme janë fituar pas vitit 2012. E fundit është depoja e përfituar në vitin 2022.