Janë regjistruar në Prizren, e synim e kanë shkuarjen në Gjermani.
E një kontratë pune në shtetin më të fuqishëm evropian këta të rinj do ta fitojnë pasi të kenë kryer një vit shkollim në institucionin për arsim dhe aftësim profesional DBBS që u përurua në qytetin kosovar, të enjten.
Të interesuarit për këtë lloj aftësimi kanë mundësi të aplikojnë në disa drejtime.
Për krejt këto profile ka mjaft të interesuar. Kjo pasi, kandidatët u nxitën nga fakti që mund të punësohen jashtë Kosovës.
Investitori që hapi këtë shkollë është shtetas gjerman që prej 30 vitesh u mor me profilet, të cilat tash I ofron shkolla për t’i mësuar.