0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është marrëveshja për targat/ Më 2 tetor largohen barrikadat e Njësia speciale, më 4 nis regjimi i tiketave ngjitëse

Është arritur një marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçak ka publikuar edhe marrëveshjen për të cilën janë pajtuar dy shtetet.

Takimi i Kryenegociatorëve më 30 Shtator 2021 në Bruksel

Të dyja palët ranë dakord për pikat e mëposhtme: 

1. Njësitë speciale të policisë të vendosura aktualisht në Jarinje dhe Bërnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokimet e rrugëve duke filluar më 2 tetor 2021 në orën 8:00 dhe duke përfunduar jo më vonë se ora 16:00. KFOR -i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak para fillimit të largimit të njëkohshëm dhe do të qëndrojë për afro dy javë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes. 

2. Nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.

#. Një Grup Punues, përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së, do të vendosët për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e autometëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezentojë të arriturar e tij për një zgjidhje të përhershme, te formati i lartë i dialogut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img