-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është letra e dorëheqjes së Hashim Thaçit

Presidenti i Kosovës më 5 nëntor ka njoftuar Vjosa Osmanin, Avdullah Hotin dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese për dorëheqjen e tij si pasojë e konfirmimit të aktakuzës së Speciales.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre zyrtare më 5 nëntor kishte njoftuar për dorëheqjen e tij, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe kryetaren e Kushtetueses, Arta-Rama Hajrizin.

Dorëheqja e tij nga pozita e të parit të shtetit ka ardhur pasi Dhomat e Specializuara ia kanë konfirmuar aktakuzën e ngritur gjashtë muaj më parë nga Prokuroria Speciale.

Pas shkuarjes në Hagë, ushtruese e detyrës së presidentes ka mbetur Vjosa Osmani, e cila sipas Kushtetutës nuk mund të u sthrojë një pozitë të tillë më shumë se 6 muaj.

Partitë politike në vend s’kanë ende konsensus për ndonjë emër për president. Deri tani, lideri i AAK’së. Ramush Haradinaj, është i vetmi që ka shprehur hapur dëshirën e tij për të pasuar Thaçin.

Kjo është letra e plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img