2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është kompania në autobusin e të cilës u kap droga në Merdare

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 571 gramë substancë të dyshuar të llojit kokainë, në një linjë të autobusit ndërkombëtarë, në pikën kufitare në Merdare.

Burime e Gazetës Insajderi kanë thënë se droga që u kap në Mendare u gjete në autobusin e kompanisë “Deva Tours”. 

Nga dogana kanë njoftuar se 571 gramë substancë të dyshuar të llojit kokainë.

Nga Prokuroria e Themelore në Prishtine kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi, se një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me aktvendim të prokurorit te shtetit është ndaluar një person i dyshuar ne kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë Insajderit.

Sipas njoftimit të Doganës, ky autobus po qarkullonte në linjën Gjermani-Kosovë.

Kjo sasi e drogës është gjetur në një valixhe.

“Merdare 3 dhjetor 2021 oficerët doganor gjatë kontrollit të një autobusi të linjave nderkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gram substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdare autobusin e linjës Gjermani Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valigje krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Pas kontrolle shtesë të valigjeve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gram narkotikë tëlllojit kokainë. Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës./Insajdeir.org

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img