-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është gruaja e arrestuar që dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se e ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës, më 6 korrik të këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se e arrestuara është: Hamide Xhafa.

Ajo është duke u hetuar për veprën penale “arratisje e personit të privuar nga liria&dhënie e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Rastin e arrestimit e ka konfirmuar edhe Policia.

“Lidhur me rastin më 21.07.2024 është arrestuar edhe një person i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Hajrizi dyshohet se të premten është vrarë nga autoritetet serbe, pasi ishte shpallur në kërkim, pas dyshimeve se e vrau policin serb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img