-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është gjendja shëndetësore e vajzës që u hodh nga kati i 3-të në banesat e Dardanisë

Gjendja shëndetsore e vajzës 12- vjeçare e cila u hodh mbrëmjen e kaluar nga kati i tretë i bllokut të banesave të uzurpuara në lagjen Dardania është jashtë rrezikut për jetën por ka dëmtime serioze në pjesën e belit.

Një banor nga ky bllok tha  se në orët e para të mëngjezit kishte qenë për vizitë në QKUK ku ndodhet vajza dhe shpjegoi që pjesa e belit është i dëmtuar. Arsyeja e hedhjes së vajzës sipas tij është se ka qenë e trembur nga aksioni që zhvilloi policia për lirimin e 6 banesave të uzurpuara. Por 6 familjet të cilat u larguan me forcë nga policia, gjatë nastës janë rikthyer përsëri në banesat përkatëse.
Ndërkohë ditën e enjte pritet që aksion i radhës i policisë për lirimin e disa banesave të tjera.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka takuar sot paradite banorët e larguar nga banesa kolektive në lagjen “Dardania” të cilët që nga mëngjesi kanë pritur para ndërtesës së Kuvendit për ta takuar kryeparlamentarin Veseli.
Veseli i ka dëgjuar kërkesat e banorëve, ndërsa i ka siguruar se do të bëjë përpjekje që tu gjendet një zgjidhje në përputhje me legjislacionin dhe të drejtën humanitare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img