Zyra e informimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm një punëtorë është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Viktima në fjalë ka marrë lëndime të shumëfishta.
Në një përgjigje për “Indeksonline’, QKUK ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të tij.
“Stafi i shërbimit emergjent të QKUK-së, ka ofruar ndihmën e nevojshme, pacienti ende ndodhet në emergjencë dhe janë duke vazhduar ekzaminimet e nevojshme nga stafi i emergjencës”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të QKUK-së.