-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës që ishin ngujuar për 18 orë

Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në minierën e “Trepçës”, janë nxjerrë në sipërfaqe dhe gjendja e tyre është e mirë.

Këtë e ka pohuar edhe drejtori teknik i ndërmarrjes Trepça, Behgjet Vinarci.

Ai, sqaroi se para se ta përfundonin ndërrimin e natës, ndërrimin e tretë, minatorët ngecën në zgafell për shkak të prishjes së stabilimenteve bartëse.

“Gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë, sepse aty nuk ka munguar ushqimi, ujë dhe ajri dhe minatorët janë furnizuar kohë pas kohe”, tha drejtori.

Vinarci pohoi se kushtet në minierë janë të rënda, por miniera e “Trepçës” në Stantërg, sipas tij, është një nga minierat më të sigurta, aktive në Evropë dhe po punohet që kushtet aty të përmirësohen,RTK.

“Kohë pas kohe na mungojnë kushtet për punë, por në dy vitet e fundit ka përmirësim të gjendjes në minierën Trepça. Kemi projekte që me ndihmën i Qeverisë t’i tejkalojmë këto probleme dhe të bëjmë investime të reja. Projektet i kemi gati dhe pritet vetëm implementimin”, tha Vinarci.

Rreth 50 minatorë kanë mbetur të ngujuar nga mbrëmë në horizontet 5, 8 dhe 11 me rreth 900 metra nën tokë. Shkak i ngujimit të tyre kanë qenë problemet me energji elektrike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img