Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili mbrëmë pësoi sulm në tru, aktualisht mësohet se është pa vetëdije.
Ish-kryeministrit të vendit tashmë i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në repartin e neurologjisë, ai tani nën masa të sigurisë gjendet në intensiv.
Mësohet se Rexhepi pasi ka kryer orën e tij e të kujdestarisë në punë, ai ka shkuar në shtëpi rreth orës 21:00, dhe aty ka pësuar sulm në tru.
E kanë dërguar në urgjencë në Mitrovicë ku më pas e kanë dërguar në QKUK në Prishtinë. Rreth mesnate sërish ka pësuar sulm në tru. “Gjendja e tij edhe pse pa vetëdije është më stabile”.