Burrë e grua nga Prishtina kanë pësuar lëndime të rënda pasi bombola e gazit kishte shpërthyer në banesën e tyre.
Ata ndodhën në mjekim intenziv ndërsa për gjendjen e tyre shëndetësore ka folur mjeku kujdestar nga Kirurgjia Plastike, Korab Berisha.
Ai për IndeksOnline ka thënë se pacientja grua ka pësuar djegie 85% të sipërfaqes trupore ndërsa pacienti burrë 20-25 % të sipërfaqes trupore.
“Sot nga ekipi i Kirurgjisë Plastike është bërë përpunimi primar i plagëve për dy pacientë, burrë dhe grua, djegie të gradës ll a II b dhe grada III me bombole gazi. Pacientja grua ka pësuar djegie 85% të sipërfaqes trupore ndërsa pacienti burrë 20-25 % të sipërfaqes trupore. Të dy pacientët janë udhëzuar të transferohen për në mjekimin inteziv për shkak se gjendja e tyre është e rëndë”, ka thënë Berisha.
Ndërsa përkitazi me rastin Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar.