Site icon PrishtinaPress

Kjo është gjendja shëndetësore e 5 të lënduarve pas të shtënave me armë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e 3 prej tyre është e rëndë, ndërsa 2 të tjerë e kanë gjendjen stabile. 

Kjo u konfirmua për GazetaDemos nga Drejtori i Emergjencës, Naser Syla. 

“5 janë të lënduar, 3 janë në gjendje të rëndë e 2 të tjerë në gjendje stabile”, deklaroi Syla për Demos. 

Exit mobile version