Sot gjatë ditës një numër i nxënësve ishin helmuar, pasi kishin ngrënë ushqim në një restauran në Mitrovicë.
Të gjithë këta nxënës së bashku me dy mësimdhënës kishin marrë trajtimin në spitalin e Mitrovicës, ndërsa drejtori i shëndetësisë Fahri Shabani ka njoftuar se tani ata po lirohen nëpër shtëpi.
Ai përmes një postimi ka shkruar se personeli i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike kanë marrë mostrat tek të helmuarit.
“Për fat të mirë ,të gjithë nxënësit janë mirë dhe pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore po lirohen nga Spitali për të vazhduar rrugën për në shtëpitë e tyre. Për shkaqet dhe natyrën e këtyre problemeve shëndetësore , kolegët nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike kanë marrë mostrat dhe pas verifikimit profesional shkencor do të japin resultatet përkatëse”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Bashkë me kryetarin e Komunës z.Bedri Hamza, nënkryetarin z.Arian Tahiri posa përfunduam vizitën në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, ku një numër prej 10 nxënësve dhe dy mësimdhënësve nga fshati Besi i Komunës së Mitrovicës janë trajtuar , teksa ndodheshin në eskursion në rajonin e Mitrovicës dhe kishin patur disa shqetësime shëndetsore me simptoma të çrregullimeve gastrointestinale.
Për fat të mirë ,të gjithë nxënësit janë mirë dhe pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore po lirohen nga Spitali për të vazhduar rrugën për në shtëpitë e tyre.
Për shkaqet dhe natyrën e këtyre problemeve shëndetësore , kolegët nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike kanë marrë mostrat dhe pas verifikimit profesional shkencor do të japin resultatet përkatëse.
Përgezoj dhe falenderoj punëtorët e Sektorit të Urgjencës së QKMF-së, Repartit të Emergjencës dhe Repartit të Sëmundjeve Infektive të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës dhe të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Mitrovicë për reagimin e shpejtë dhe profesional në këtë situatë ,e cila edhe falë këtij reagimi kaloi mirë dhe pa pasoja.