0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është erëza që duhet të shtoni në kafen e mëngjesit

Shtoni këtë përbërës në kafe çdo mëngjes dhe do të humbni kilogramët e tepërt.

Kafeja është një aleate e mirë në humbjen e peshës. Ajo mund të përshpejtojë metabolizmin dhe nëse ushtroheni rregullisht dhe hani siç duhet, do të arrini më shpejt perfeksionin. Nutricionistja Lisa Richards rekomandon kafen e thjeshtë, pa qumësht dhe sheqer të shtuar për të shmangur kaloritë e panevojshme.

Ajo këshillon që t’i shtoni pak kanellë kafesë një herë në ditë. Nutricionistja përcaktoi me shembull personal se sa e fuqishme është kafeja në kombinim me kanellën.

Përkatësisht, çdo mëngjes ajo i shtonte pijes së saj të preferuar nga një lugë çaji nga kjo erëz.

Brenda një muaji, ajo vuri re një ndryshim të rëndësishëm në peshë. Ajo ka arritur të humbasë gjashtë kilogramë dhe të heqë qafe yndyrën që kishte në bark prej vitesh.

“Kanalla stimulon termogjenezën në trup”, shpjegon Richards dhe në këtë mënyrë çon në shkrirjen e depozitave të yndyrës.

“Është një proces i ngrohjes së trupit dhe mund të na çojë në djegien e më shumë kalorive. Përveç kësaj, kanella është një opsion natyral për stimulimin e termogjenezës dhe sigurisht është një zgjedhje më e mirë se suplementet e ndryshëm që mund të bëjnë të njëjtën gjë“, shpjegon ajo.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img