Shumë është përfolur mbi statusin e reperit Ledri Vula.
Një prej meshkujve më të pëlqyer nga femrat u duk se më në fund po stabilizohej me një lidhje e cila zgjati më gjatë nga ato që jemi mësuar t’i dëshmojmë.
Relacioni me Adela Sollakun, vajzën nga Shqipëria i rezistoi kohës me ulje e ngritje por duket se më nuk ka mbetur diçka tek kjo pjesë.
Prive ka mësuar nga burime të sigurta se pas ndarjeve dhe ribashkimeve, tentativat mes ish-çiftit tashmë kanë mbaruar.