Avokati Arianit Koci, ka shpërndarë një seri komentesh të frikshme në adresë të aktivistes Zana Avdiu.
Me një gjuhë agresive, mes tyre gjetëm edhe komente si ‘kemi me ta bë më zi se Hamides’ – duke iu referuar rastit të vrasjes së gruas në QKUK.
“Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar”, shkruan Koci.
“”Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” – janë vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu.
Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj.
Ka edhe kërcënime tjera të rënda – me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt.
Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar.
Në anën tjetër, kërcënimi publik dhe fyerja, e stimulojnë kërcënimin edhe më të madh.
Krijohet klimë e linçit publik.
Pas kësaj shpesh, pasojnë edhe veprimet konkrete.
Prandaj, tash po shkojme në Polici me i denoncuar të gjitha kërcënimet.
Kujtojmë se aktivistja Zana Avdiu i është nënshtruar një linçimi publik, si pasojë e deklaratës së saj që gjestit të lojtarit Granit Xhaka, në ndedhjen Zvicër -Serbi, iu referua si ‘akt rrugaçërie’.