Site icon PrishtinaPress

Kjo është data e zgjedhjeve në komunat veriore

Presidentja Vjosa Osmani pret sot në orën 14:00 në takim partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Demokracia.com nga burime të veta brenda Presidencës merr vesh se data më e mundshme për ëto zgjedhjet është 18 dhjetori, meqë data 24 dhjetor është festa e Krishtlindjes.

“Presidentja si datë më të përshtatshme për caktimin e zgjedhjeve e sheh të dielën e 18 dhjetorit. Por, çdo gjë do të vendoset sot pas konsultimeve me partitë politike”, ka thënë ky zyrtar i Presidencës për Demokracia.com

Ndryshe, kryetarët e katër komunave veriore kanë dhënë dorëheqje në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për targat.

Exit mobile version