Të shtunën mbrëma në Indi është mbajtur “Miss Bota 2024”.
Nga ky konkurs bukurie, “Miss Bota 2024” është zgjedhur Krystyna Pyszková nga Republika Çeke.
Yasmina Zaytoun nga Libani është përzgjedhur përcjellësja e parë në mesin e 112 garueseve në konkursin e mbajtur në Mumbai.
“Të kurorëzohesh me titullin ‘Miss Bota’ është ëndërr tashmë e realizuar. Jam e nderuar që përfaqësoj vendin tim dhe vlerat e bukurisë në një konkurs global”, ka thënë bukuroshja çeke pasi fitoi këtë çmim.
Kurora i është dorëzuar nga Missi i deritanishëm, Karoline Bielawska nga Polonia.
Konkursi i 71-të i bukurisë “Miss Bota” u organizua nga regjisori i Bollywoodit, Karan Johar dhe “Miss Bota 2013”, Megan Young nga Filipinet.