Site icon PrishtinaPress

Kjo është arsyeja se pse ylli i Zvicrës në futboll luan me një vrimë në këpucën e tij

Qendërmbrojtësi Fabian Schär ka pasur një sezon të suksesshëm te Neëcastle United në Premierligë.

E veçanta e tij është se mbrojtësi zvicëran vazhdon të luaj me një vrimë në këpucën e tij sportive.

Schar e ka arsyetuar edhe një herë se pse e bën këtë gjë.

“E kam thyer që një kohë gishtin e vogël të këmbës. Duhet një kohë shumë e gjatë që ajo të shërohet plotësisht. Nuk kam më dhimbje, por presioni në këpucë e bën shumë të vështirë vrapimin. Kjo është arsyeja pse unë jam duke luajtur me një vrimë në këpucën time” ka thënë mbrojtësi i Zvicrës.

Exit mobile version