Deputeti i PDK-së ka folur për atë se pse e ka përkrahur Bekim Jashari, ish kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Skënderaj.
Ai ka thënë se nuk ka pasur ambicie për të formuar parti politike me Bekim Jasharin, por mbështetjen për Bekim Jasharin e konsideron morale dhe se për të “mbështetja për të është mbi partinë”.
“Unë edhe në fillim të fushatës zgjedhore e kam thënë publikisht se jam UÇK dhe me familjen Jashari. Jam krenar për këtë gjë dhe për mbështetjen për familjen Jashari. Tërë çfarë kam bërë është brenda statusit të Partisë Demokratike, sepse neni 1 i themelimit të PDK-së thotë se ajo është themeluar mbi vlerat e UÇK-së”, ka thënë Jashari.