1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është arsyeja pse Rusia po përdor një raketë të “rrallë” në Ukrainë

Raportet e fundit të inteligjencës britanike tregojnë se Rusia është në telashe serioze. Rezistenca e Ukrainës është shumë më intensive dhe e organizuar nga sa priste Kremlini.

Lufta po ngec dhe stabilizimi i frontit duket se është i pashmangshëm, pasi të dyja palët kanë vështirësi të mëdha për të bërë përparime të rëndësishme.

Gjithashtu, kësaj i shtohen edhe humbjet njerëzore gjithnjë e më të papërballueshme dhe të mëdha. Edhe pse ka të vdekur ka në të dyja krahët, përqindja e viktimave ruse është shumë më e lartë.

Siç u raportua këtë javë, rekrutimi masiv i ushtarëve në Rusi po bëhet kryesisht në rajonet më të varfra rurale, dhe veçanërisht në mesin e pakicave etnike të vendit, të cilat janë ato që, proporcionalisht, kanë pësuar më shumë viktima që nga fillimi i konfliktit.

Marrja e Bakhmutit, megjithëse duket mjaft e afërt, po rezulton shumë më e ngadaltë dhe më e shtrenjtë se sa pritej. Shpresa e fundit për ushtrinë pushtuese është të bëjë gjithçka për të përshpejtuar ngjarjet dhe për të detyruar përfundimin e një lufte që ata nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë përgjithmonë, pa asnjë mbështetje ndërkombëtare. Si pjesë e kësaj përpjekjeje shtesë, avionët rusë kanë filluar të përdorin një armë sekrete. Bëhet fjalë për një raketë hipersonike e njohur si Kinzhal. Kjo raketë e teknologjisë së fundit arrin një distancë deri në 2000 kilometra. Kjo është arma më e sofistikuar në arsenalin e gjerë rus. Megjithatë, deri më tani, ato ishin përdorur rrallë dhe gjithmonë kundër objektivave me prioritet më të lartë. Sepse kjo predhë është sa vdekjeprurëse aq edhe e shtrenjtë. Sulmet e këtij lloji shtojnë ndjeshëm faturën e luftës së Rusisë.

Ky mund të kuptohet si një akt dëshpërimi ose si një shfaqje force. Ministria e Jashtme ruse siguroi se këto sulme të fundit ajrore kanë qenë ndëshkim për veprimet e një grupi paraushtarak pro-ukrainas që kaloi kufirin dhe sulmoi dy qytete në rajonin Bryansk, në lindje të vendit. Kievi ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me këtë operacion, autorësia e të cilit pretendohej nga një kontigjent rus të vetëmërguar që tani po luftojnë në anën e Ukrainës.

Raketa Kinzhal shkatërron objektiva të vështirë për t’u arritur ose shumë të fortifikuara. Por, përdorimi i saj, që është vërejtur me pikatore, zakonisht shoqërohet me lëshimin e modaliteteve të tjera, shumë më pak të sofistikuara të predhave. Vetë ushtria ukrainase ka pranuar se aktualisht nuk ka teknologjinë për të përgjuar Kinzhalët dhe se ata janë plotësisht të ekspozuar ndaj veprimeve të tilla. Besohet se qëllimi i Rusisë në përdorimin e kaq shumë formave të ndryshme të sulmit në të njëjtën kohë është të mbizotërojë aftësitë mbrojtëse të Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img