1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është arsyeja pse Donald Trump e urren Bashkimin Evropian

Njeriu që pritet të jetë ambasadori i ri i SHBA-së në Evropë, Ted Malloch, tha kështu në një intervistë për Buzzfeed: “Ai nuk e pëlqen një organizatë që është mbikombëtare, që nuk është e zgjedhur, ku burokratët e drejtojnë atë, dhe kjo sinqerisht nuk është një demokraci e duhur”.

Por vetë Trump, i cili u mbështet në përvojat e tij personale kur tregoi mospëlqimin ndaj BE-së, dha këtë pasqyrë gjatë një konference për shtyp me Kryeministren e Britanisë Theresa May:

“Unë kam pasur një eksperiencë të keqe, unë kisha diçka kur isha në botën time tjetër, kam diçka në një tjetër vend dhe marrja e miratimeve nga Evropa ishte shumë, shumë e vështirë. Marrja e miratimit nga vendi ishte e shpejtë, e lehtë dhe efikase. Marrja e miratimeve nga grupi – unë i quaj ata konsorcium – ishte shumë, shumë e vështirë”.

Është e mundur që Trump e kishte fjalën për një përpjekje për të ndërtuar një mur deti rreth një kurs golfi që ai zotëronte në Irlandë. Ambientalistët e kishin kundërshtuar këtë veprim me arsyetimin se kërcënonte dunat bregdetare dhe habitatin ujor.

Që të dyja këto mbrohen nga legjislacioni i BE-së dhe miratimi për ta bërë këtë kompanisë së Trump po i merrte shumë kohë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, armiqësia e tij drejt BE-së në mënyrë të qartë është shumë më thellë: ai ka parashikuar se vendet e tjera do të ndjekin shembullin e Mbretërisë së Bashkuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img