Kjo është arsyeja e shkarkimit të Basri Ibrahimit nga pozita e Shefit Ekzekutiv të Trepçës

38
Advertisement

Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në kombinatin “Trepça” ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Basri Ibrahimi.

Advertisement

Sipas vendimit të këtij Bordi të cilin e ka siguruar Telegrafi, thuhet se ky vendim është marrë në bazë të analizës së punës së deritanishme nëkëtë ndërmarrje publike.

“Në bazë të analizës së punës së deritanishme të KE, duke u mbështetutur në kërkesat e punëtorëve, Bordi i Përkohshëm Mbikqyrës i Drejtorëve në mënyrë unanime mori vendim të Shkarkohet nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të “TREPÇA” sha, z.Basri Ibrahimi”, thuhet në vendim.

Ndërkaq, tashmë ish-kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës”, Basri Ibrahimi ka thënë për Telegrafin, se ky vendim është joligjor dhe është vendim i marrë nga një bord politik.

“Është e vërtet që në kuadër të fshesës së VV-së, më erdhi radha edhe mua që të shkarkohem nga një bord politikë dhe udhëzime politike nga ministresha Rozeta Hajdari”, ka konfirmuar Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit, vendimi për shkarkimin e tij është politik dhe arbitrar.

“Kam vendimin, krejt joligjor, arbitrar e as këshillë juridike, ku në kohën e Albin Kurtit njerëzit që shkarkohen nuk kanë të drejtët të ankohen, sepse nuk jep këshillë juridike”, tha ai.

PostAdssFotoja e reklamës