-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është arsyeja e dorëheqjes nga pozita e Shqipe Mjekiqi

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Sipas burimeve të Gazetës Insajderi arsye e dorëheqjes është injorimi që iu bë nga kjo parti. Ky burim ka thënë se ajo nuk është pyetur dhe konsultuar nga të tjerët për vendime që kanë të bëjnë me partinë.

Zyrtarisht nuk është konfirmuar ende dorëheqja e saj. Mjekiqi kishte filluar distancimin nga kjo parti që tre javë bëjnë të ditur burimet e Gazetës Insajderi. Ajo nuk ka marrë pjesë në aktivitet e LDK-së.

Kjo mund të vihet re edhe në postimit e fundit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Dje kryetari Abdixhiku së bashku me anëtarë të tjerë të partisë qëndruan në Ferizaj. Nga atje ndanë fotografi së bashku me figurat kryesore të kësaj partie. Por, mungonte nënkryetarja e LDK-së që dha dorëheqje Shqipe Mjekiqi.

Edhe në organizimin për 33 vjetorin nga themelimi i Forumit Rinor nuk u pa e pranishme Mjekiqi.

 

Ndërsa vetë ajo ka postuar një foto ndarazi ku nuk shihen figura të rëndësishme të partisë.

Ishte marsi i vitit 2021, kur Shqipe Mjekiqi ishte bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

 

“Arsyeja ende nuk dihet, por është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje”, i tha ky burim Gazetës Insajderi.

Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga vet Mjekiqi, por kjo e fundit ka qenë e paqasshme ashtu sikurse zëdhënësit e partisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img